Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE bëri të ditur sot përmes një komunikate se ka informacione se Qeveria është e interesuar për shitjen e një pjese të kompanisë elektroenergjetike MEPSO, dhe se për këtë është e interesuar elektrotransmetuesi grek IPTO, ku përqindje gëzon edhe një kompani kineze.
“Në Greqi ka informacione se sistemi grek i transmetimit të energjisë elektrike është i interesuar për të blerë një pjesë të MEPSO-s. Kjo do të thotë se sistemi grek i transmisionit të energjisë elektrike dëshiron të blejë një pjesë të sistemit maqedonas të transmetimit të elektrik të Maqedonisë dhe në këtë mënyrë Maqedonia do të humbasë plotësisht pavarësinë e saj energjetike si shtet, domethënë në atë pjesë do të varet nga një shteti tjetër i huaj. Ndërsa qeveria e ka gojën plot me BE-në, NATO-n dhe Amerikën, njëkohësisht 24% dhe një aksion të artë në IPTO e ka kompania më e madhe shtetërore kineze. Pra, 76% i përket Greqisë, dhe 24% i përket Kinës”, thekson VMRO-DPMNE.
Sipas kësaj partie, LSDM-së dhe BDI-së i intereson vetëm profiti. (INA)