16/06/2024
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria duhet të menaxhojë rreziqet (humbjet) e biznesit nga Covid-19

Shkruan: Izet Zeqiri

Vlerësimi i rreziqeve na Covid 19 për bizneset është shumë i rëndësishëm, qeveria duhet të del me analiza lidhur me humbjet e bizneseve sipas veprimtarisë nga ndikimi i Covid 19 për këtë periudhë dhe të menaxhon me rreziqet (humbjet). Ajo nuk duhet të llogarit vetëm humbjet e veta, lidhur me mos arkëtimin e të hyrave buxhetore të planifikuara, por duhet të llogarit edhe pasojat e biznesit. Nuk është e mjaftueshme vetëm përcaktimi masava nga qeveria por duhet menaxhim i rreziqeve (humbjeve).
Për secilin rrezik (humbje) që është evident në ekonomi duhet vlerësuar nivelin e rrezikut (humbjeve) sipas degëve të biznesit sipas kritereve, a është ai rezik i ulët, i mesëm apo i lartë dhe humbjet a janë të vogla, të mesme dhe të mëdha. Shkalla e zgjedhur e rrezikut duhet të justifikohet në formën e vlerësimit financiar sipas veprimtarive. Qeveria për të menaxhur me sukses rrezikun duhet të ndjek hapat si vijon: a) të bënë përcaktimin i zonave të rrezikut – Ku është rreziku më i madh në cilat biznese?; b) të bënë përcaktimi i treguesve të rrezikut – cili do të jetë rreziku apo humbja?; c) monitorimi i atyre zonave të rrezikut – A është shfaq treguesi i rrezikut gjatë operimit?; ç) Marrja e masave konkrete për të trajtuar rrezikun – çfarë duhet të bëjmë?; d) Vëzhgimi i masave të zbatuara – A kemi marrë masat e duhura?; Dh) Auditimi – Nëse kemi marrë masat e duhura, a kemi trajtuar rreziqet? A mund të përmirësohet ndonjë gjë?. Nuk mjafton vetëm definimi i masave por edhe impenim në menaxhimin e rreziqeve (humbjeve).
Matrica për vlerësimin e ndikimit (pasojat) nga covid 19 duke dhënë pikë ose përshkruese. Probabiliteti, si dhe ndikimi, mund të shënohen me rezultate ose të vlerësohen në mënyrë përshkruese si probabilitet i ulët, i mesëm ose i lartë sipas veprimtarive të bizneseve. Kurse ndikimi i pandemisë sipas bizneve mundet me qen në dsa veprimtari humbje e vogël, humbje e mesme apo humbja e madhe.
Ekspozimi i përgjithshëm i rrezikut të Cocid 19 në vendë fitohet duke shumëzuar vlerat për ndikimin dhe vlerat për probabilitetin. Ekspozimi total i rrezikut mund të jetë i ulët (notat 1, 2), të mesme (klasat 3, 4) dhe të larta (notat 6.9).

Të fundit