Arrijnë lajme të reja dhe të mira: Qeveria e SHBA-ve, sapo miratoi 1,1 milion dollarë për mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me COVID-19. Mjetet do te shpërndahen përmes USAID-it në zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF, ndërkaq dedikohen për përgatitjen e laboratorëve për testim masiv, për ndjekjen e të infektuarve dhe të sëmurëve, për edukim dhe informim, për mbështetje të kujdesit shëndetësor dhe të sëmurëve etj. Kriza është e rëndë dhe punojmë me përkushtim, por mirë është ta dimë se në këto kohëra të vështira kemi miq që janë këtu me ne ,shkruan Bujar Osmani në FB