30/10/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm

Qeveria i dha dritë të gjelbër Projekt Buxhetit të vitit të ardhshëm, me të cilin sipas ministres së Financave, vendosen themelet e stabilizimit të financave publike dhe zhvillimit ekonomik. Të ardhurat në buxhetin 2025 janë paraparë për 13 për qind me të larta se sa këtë vit, ndërsa shpenzimet për 10 për qind më të larta. Rritja ekonomike është planifikuar në nivelin prej 3,7 për qind, deficiti buxhetor në 4 për qind, ndërsa inflacioni në 2,2 për qind. Ministrja e Financave tha se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë paraparë më shumë fonde për bllokdotacione për komunat, për pagat- sidomos për rritje në arsimin fillor dhe atë të mesëm si dhe në shëndetësi. Sipas Koçoskës situata imponon kursimin, por do të veprohet me kujdes.

“Vendosëm për mbështetjen e projekteve të komunave, e cila do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Në mënyrë shtesë komunat do të marrin mbështetje përmes transfereve më të larta dhe bllokdotacioneve. ………….. Me Buxhetin janë paraparë fonde edhe mbështetjen e standardit jetësor. Janë siguruar fonde për pagesën e rregull të pensioneve, të cilat nga marsi do të rriten për 2500 denarë shtesë. Për këtë qëllim janë siguruar 15 miliardë dënarë shtesë ose në tërësi 105 miliardë denarë. Janë siguruar para për pagesën e rregullt të pagave, përkatësisht rritje prej 3,5 miliardë denarë ose 48 miliardë denarë në tërësi dhe plus 2 miliardët që i përmenda për bllokdotacionet, përkatësisht për arsimin”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave. /Alsat.mk

Të fundit