23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria në Slloveni: Të gjithë ata që kanë qenë në Maqedoninë e Veriut në karantinë të obligueshme 14-ditore

Qeveria sllovene publikoi se ka sjellë vendim ata të cilët vijnë nga Maqedonia e Veriut duhet të shkojnë në karantinë të obligueshme 14-ditore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Ky vendim vlen për të gjithë, pa dallim nëse janë shtetas të Sllovenisë, Maqedonisë së Veriu apo ndonjë shteti anëtar të Bashkimit Evropian.

“Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është e rëndë. Të gjithë ata të cilët nga ky shtet do të vijnë në Slloveni, madje edhe shtetasit sllovenë, duhet të shkojnë në karantinë 14-ditore”, publikoi Ministria e Punëve të Brendshme e Sllovenisë.

Karantina për sllovenët të cilët kthehen në shtëpi prej vendeve të tjera është pezulluar para tri javësh.

Të fundit