25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria pati seancë, sillen vendime për të luftuar larjen e parave dhe fshehjen e tatimit!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka realizuar sot seancën e 10-të me radhë.

Në kuadër të saj është miratuar propozim-Ligji për parandalim të larjes parash dhe financim të terrorizmit.

“Sipas arsyetimit të Ministrisë së Financave shkaqet për miratimin e këtij ligji dalin nga nevoja për harmonizim të tij me legjislaturën evropiane në fushën e luftës kundër korrupsionit, gjegjësisht dispozitat nga Direktiva 2018/843 për parandalim të shfrytëzimit të sistemit financiar për qëllimet të larjes së parave dhe financim të terrorizmit nga viti 2018”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

Në seancë është miratuar dhe Raporti për negociatat e realizuara për harmonizim të Marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të vendit tonë në programin e Unionit për periudhën 2021-2027 dhe është pranuar teksti i marrëveshjes.

“Me pjesëmarrjen në “Fiskalis”, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë mbështetje për politikat tatimore me qëllim të financimit më të mirë të tregut të brendshëm, të nxitet konkurrenca e Unionit dhe konkurrenca e barabartë në Union, që të ruhen interesat financiare dhe ekonomike të Unionit dhe vendeve anëtare të saj, përfshirë edhe mbrojtjen e atyre interesave nga mashtrimi tatimor, fshehja e tatimit dhe ikja nga tatimi, si dhe përmirësimi i pagesës së tatimeve”, qëndron më tej në kumtesë./TV21

Të fundit