11/09/2024
14.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria sot do të diskutojë për situatën në M-NAV, pritet shkarkimi i drejtorëve

Qeveria sot do të mbajë mbledhje, në të cilën, siç është paralajmëruar do të marrë vendime në lidhje me situatën në M-NAV, në mesin e të cilave edhe shkarkimin e gjithë udhëheqësisë dhe revizion për punën e deritanishme, pasi javën e kaluar tetë persona, në mesin e të cilëve edhe Bekim Neziri, ish ministër, këshilltar i drejtorit të M-NAV dhe kryetar i degës së BDI-së për Çairin, ndërhynë në zyrat e navigacionit të Maqedonisë së Veriut.

“Me nismë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, në konsultim me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa në bazë të situatës në M-NAV, në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, të caktuar për të martën, 09.01.2024, për zgjidhje të situatës ekzistuese do të propozohen dhe miratohen disa vendime – e gjithë udhëheqësia dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues do të shkarkohen; që të hapet procedurë urgjente për zgjedhje të anëtarëve të rinj të udhëheqësisë dhe Bordit Drejtues në proces publik, transparent dhe ligjor”, thuhet në kumtesën e Qeverisë të lëshuar më 4 janar.

Të fundit