24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët e RMV-së nuk do të mund të udhëtojnë në BE deri në shtator

Ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së kanë vendosur që banorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut të mos u lejohet hyrja në Bashkimin Evropian deri në shtator. Rojters informon se ambasadorët kanë vendosur që ta zvogëlojnë listën e vendeve të sigurta në të cilat lejohet udhëtimi i pabazë në gjithsej 11. Në listën e vendeve të sigurta në të cilat vlerësohet se KOVID-19 është nën kontroll është Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Maroko, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tunizia dhe Uruguai, njofton Portalb.mk.

Kina gjithashtu është miratuar si destinacion i sigurt për qytetarët e BE-së, por vetëm nëse edhe autoritetet kineze miratojnë vendim të njëjtë për hyrje të shtetasve të BE-së në territorin kinez. Nga ana tjetër, Algjeria me vendimin më të ri të ambasadorëve është përjashtuar nga lista e vendeve të sigurta.

“Tanjug”, njofton se listat nuk do të revidohen gjatë gushtit për shkak faktit që institucionet evropiane këtë muaj janë në pushim, por lejohet hapësirë edhe atëherë që të ndalohet hyrja e banorëve nga vende të caktuara, nëse paraqitet rritje enorme e të infektuarve me KOVID-19.

Ashtu si edhe deri më tani, banorëve të Ballkanit Perëndimor u është e ndaluar hyrja në vendet-anëtare të BE-së për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me KOVID-19, që gjatë periudhës së kaluar autoritetet nuk patën sukses që ta ulin. Vlerësimi i ambasadorëve është se gjendja epidemiologjike në vendet e Ballkanit Perëndimor është mjaftueshëm e keqe, për shkak se cilës vetëm konfirmohet vendimi paraprak.

Të fundit