12/10/2024
13.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qytetarët gjatë hyrjes në Maqedoni duhet të dorëzojnë test PSR për coroanvirus ose karantinë shtetërore

MPB njoftoi qytetarët se gjatë hyrjes në Maqedoni (këtu përfshihen edhe të huaj, por vetëm me vendbanim të rregulluar në shtet) duhet që në vendkalimin kufitar të jepet PSR test, jo më i vjetër se 72 orë dhe rezultati duhet të jetë negativ.

Ata që nuk do të kenë PSR test, nga vendkalimi kufitar me transport të organizuar nga Qeveria apo me transport personal me shoqërimin e MPB-së do të dërgohen në karantinë shtetërore për 14 ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme do të organizohet transport nga vendkalimi kufitar në karantinë shtetërore dy herë, ndërsa ata qytetarë që vinë në vend do të jenë në karantinë për 14 ditë.

Gjithashtu nëse duan qytetarët t’u bëhet testi PSR me kërkesë së tyre u mundësohet të bëjnë test. Nëse qytetarët që kanë test negativ, nënshkruajnë deklaratë për vetizolim prej 14 ditëve dhe kalojnë nga karantina në adresën e caktuar të dhënë në deklaratë./Telegrafi/

Të fundit