Sheshi I Tetovës vazhdon të jetë I pandryshueshëm tashmë dy dekada. Edhe pse kishte një ndërhyrje dy vite më parë, ku në shesh u vendosën disa ulëse dhe drunj, megjithatë në përgjithësi ky shesh mbetet jo funksional. Kryesisht, është një shesh që më shumë përdoret për manifestime dhe organizime, tubime, por I mungon një shëtitore e mirëfilltë që do të lldhej me pjesët tjera, ndërsa edhe pse ka pasur shumë premtime nga të gjithë kryetarët e komunave se sheshi do të ketë pamje tjetër, ende mbetet I pandryshuar. Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami është shprehur se punohet që të depëtohen edhe katër blloqe urbane për t`u hapur rruga nga qendra e deri tek stadiumi.Bilall Qytetarët thonë se megjithatë Tetova meriton një shesh më modern dhe më të mirë. Duhet një shëtitore më atraktive, nënkalime dhe me shumë gjelbërim. Kjo në një mënyrë do të ndikonte edhe në përmirësimin e kaosit në komunikacion, më shumë punë për bizneset e vogla por edhe zhvillim ekonomik.Deklarata anketa Sheshi I Tetovës edhe në këtë gjendje që është tani, megjithatë frekuntohet nga qytetarët, ndërsa më shumë pritet të ketë organizime gjatë verës, ku në venlindje do të kthehen mërgimtarët, kurse janë paraparë edhe një sërë aktivitete në kuadër të verës kulturore të Tetovës, prandaj, qytetarët kërkojnë një shesh më funksional dhe shesh që do të rikthente këtë qytet edhe vizitorë të huaj. TV KOHA







