Të tjera lajme

Të hënën vendoset fati i Taravarit në qeveri

Arben Taravari nuk do të tëhiqet nga vendimi që ASH në zgjedhjet lokale të dalë e vetme me lista për këshilltarë. Pavarësisht se kjo do mund ti kushtojë me dalje nga qeveria. Takimi i rradhës mes kyeministrit Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, pritet të ndodhë të hënën kur edhe do të ketë vendim përfundimtar. “Do të preferoja të kisha pesë kryetar të komunave sesa dy poste ministrore. Pres që javën e ardhshme të kem një takim tjetër me kryeministrin Mickoski për çështjet e hapura, por mbetem i përkushtuar ndaj listave të mia të këshilltarëve në zgjedhjet lokale, tha Taravari.Dilema kryesore është se si dalja përfundimtare e Taravarit nga pushteti do të ndikojë në shumicën parlamentare dhe në pozicionin e grupit parlamentar. 5 deputetët nga Aleanca pretendojnë se i qëndrojnë besnikë kryetarit. Deputeti Halil Snopçe, i cili ende figuron si koordinator i grupit parlamentar VLEN tha se deputetët nga krahu i Taravarit mbështesin çdo vendim që merret me konsensus nga Kryesia Qendrore e partisë.Në këtë moment, ne kemi vendosur vetëm të kandidojmë në mënyrë të pavarur për listat e këshilltarëve. Ky vendim është mbështetur tashmë nga deputetët. “Jam i bindur se përsëri do të marrim çdo vendim në lidhje me kryetarët e komunave, pavarësisht nga mendimet personale”, tha Snopçe.Anëtari i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së, Ivica Tomovski tha se Taravari mund të mbetet në Qeveri vetëm nëse kthehet në koalicionin VLEN gjatë kësaj periudhe.Nëse nuk është kështu, ai nuk mund të llogarisë në mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale, tha Tomovski. Për udhëheqësit e tjerë nga koalicioni VLEN, çështja e funksionimit të Taravarit në Qeveri është e mbyllur. Bilal Kasami tha se Taravari do të jetë ministër edhe për disa ditë, dhe se nuk ka vend në Qeveri për ata që bashkëpunojnë me BDI-në.

Të fundit