20/05/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radari i SPB Tetovë zbuloi vozitje tejet të shpejtë prej 227 dhe 214 kilometrave në orë

Policët e komunikacionit dje në autostradën Tetovë-Shkup mes 94 drejtuesve të automjeteve të cilët i dënuan për vozitje tejet të shpejtë, zbuluan dy të cilët kanë lëvizur me 214 dhe 227 kilometra në orë. Aksioni i kontrollit për shpejtësi me të cilën lëvizin automjetet, posaçërisht në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup ishte kryer prej orës 15:00 deri në orën 21 në rajonin e Tetovë-Gostivarit.

Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 94 tejkalime të shpejtësisë së lejuar maksimale jashtë vendbanimit nga 66 në rajonin e Tetovës dhe 28 në atë të Gostivarit.

“Tetë prej tyre, përkatësisht pesë në Tetovë dhe tre në Gostivar ishin mbi 70 kilometra më shumë nga shpejtësia e lejuar, mes të cilëve dy vozitës në autostradën Shkup-Tetovë kanë lëvizur me 214 dhe 227 kilometra në orë. Të gjithë shoferëve kundërvajtës u janë bërë gati parashtresa dhe do të përballen me gjobat e parapara në të holla, ndërsa disa edhe me marrje të përkohshme të patent shoferit prej tre muajve deri një vit. SPB Tetovë me thirrje drejt shoferëve të mos i drejtojnë automjetet shumë shpejtë, sepse numri më i madh i fatkeqësive në komunikacion janë rezultat i shpejtësisë jo të adaptuar me kushtet në rrugë dhe para së gjithash ato me pasoja më të rënda”, porositi zëdhënësi Marjan Josifovski.

Gjatë kontrollit, 21 automjete kanë tejkaluar prej 50 deri 70 kilometra në orë (TE-10 dhe GV-11). Gjatë kontrollit është sanksionuar një tejkalim i shpejtësisë së lejuar në një lagje në Tetovë dhe tetë kundërvajtje të tjera në qytetin e njejtë.

Të fundit