24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rama: Stendë spektakolare e Shqipërisë në panairin e Librit në Torino

Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale një album fotografik nga pavijoni i Shqipërisë, në panairin e librit të Torino.

“Gati stenda spektakolare e Shqipërisë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino – një ndër panairet më të mëdha të librit në botë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

 

Stenda shqiptare është realizuar si një shpellë me gurë të mëdhenj, mbi njërin prej të cilëve gjendet mbishkrimi “Chronicle in Stone”, e cila i referohet romanit të shkrimtarit Ismail Kadare, “Kronikë në gur”.

Ashtu siç pati thënë edhe më herët, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, stenda shqiptare në Sallonin e Torinos, do të flasë në gjuhën kadareane.

Për herë të parë Shqipëria është “vend mik” (“paese ospite”) në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino.

 

Në Sala “Albania” do të ketë rreth 40 aktivitete, prezantime e tryeza me emrat më në zë të letrave shqipe: Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Bashkim Shehu, Lucia Nadin, Matteo Mandala, Enkel Demi, Ardian Ndreca, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Stefan Çapaliku, Durim Taçi, Rita Petro, Anilda Ibrahimi, Liridon Mulaj, Tobias Xhaxhiu, Andreas Dushi e shumë të tjerë./ atsh / KultPlus.com

 

Të fundit