18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rashidi: Ligji për shtetësi do të miratohet me yll evropian – sot në Qeveri, të enjten në Kuvend (Video)

Deputeti i koalicionit opozitar ASH-AAA, Syrja Rashidi, ka bërë të ditur se Ligji për shtetësi do të miratohet me yll evropian. Ai tha se sot pritet që drafti i ri të jetë në rend ditë të qeverisë, shkruan gazeta LAJM. Deputeti opozitar pret qe drafti të merr yllin evropian dhe më pas të dorëzohet në Kuvend për shqyrtim. Rashidi tha se projekt ligji i ri do të hyjë në procedurë parlamentare deri më 15 korrik.

“Ju e dini se ne kemi pasur marrëveshje me Qeverinë për të tejkaluar dallimet rreth propozimit tonë të parë dhe provuam që atë marrëveshje ta zbatojmë përmes procedurave në Kuvend. Pas pengesave të shumta që ndodhën duke keqpërdorur rregulloren e Kuvendit, ne thamë se kemi edhe alternative tjera si do ta miratojmë ligjin. Pra, ligji mund të miratohet si propozim i qeverisë me flamur evropian. Ajo që është me interes të opinionit, mund të themi që ne formën e pastruar të ligjit ua kemi dorëzuar në qeveri dhe prasim që ata sot ta kenë në tavolinë dhe presim që sa më parë ligji të arrijë në Kuvend, ashtu siç jemi marrë vesh për të shmangur bllokadat. Presim që në seancën e parë të radhës, numër 46, më 15 korrik ligji të jetë në Kuvend dhe mundësisht të jetë edhe pjesë e rendit të ditës së seancës së paraparë”, tha Rashidi./Gazeta LAJM

Të fundit