18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reagon Beogradi, nuk i pëlqen qëndrimi i kryediplomatit Bujar Osmani

Pas reagimit të shefit të diplomacisë, Bujar Osmani, ndaj deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ky i fundit u shfaq në rrjetin social “X”, duke iu përgjigjur se “përkundër të gjitha raportimeve dashakeqe dhe të pabaza në media, Serbia vepron si partnere përgjegjëse, e besueshme dhe e parashikueshëm e të gjithë fqinjëve tanë”.

Ministri Osmani paraprakisht shkroi në FB se: “Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Angazhohemi për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë R. e Serbisë dhe R. e Kosovës. Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë.

Vuçeviq, ndër të tjera, në deklaratën e tij të fundit tha se ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke theksuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj.

“A flenë të qetë miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut? A flini i qetë? Ata mendojnë se janë në NATO dhe i kanë zgjidhur problemet me të. Kjo është mantra e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Kur u bënë anëtarë të asaj sigurie kolektive, pra të Aleancës së NATO-s, mendojnë se i kanë zgjidhur të gjitha problemet dhe se asgjë nuk mund t’u ndodhë”, tha Vuçeviç.

Të fundit