Të tjera lajme

Vodhi automjetin e Kryqit të Kuq, voziti pa patentë dhe aksidentohet

Pas mesnate  në orën 00:10 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një 28-vjeçar nga Gostivari. Ai pa leje ka marrë një automjet zyrtar të udhëtarëve “Citroen” me targa të Gostivarit në pronësi të Kryqit të Kuq, ku shërbente si vullnetar, dhe me automjetin ka goditur disa automjete të parkuara. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai e drejtonte automjetin pa pasur leje drejtimi, përkatsishtë pa patentë shoferi. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Të fundit