28/04/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

Referendumi për digjitalizimin e librave, Komisioni Parlamentar refuzon kërkesën

Komisioni për Sistem Politik refuzoi iniciativën qytetare për referendum kundër dixhitalizimit të librave, pasi të njëjtën e vlerësoi si joadekuate, të përpiluar në disharmoni me Ligjin për Referendum. Kryetarja e Komisionit, Sonja Mirakovska, sqaroi se 500 nënshkrimet për mbajtje të referendumit nuk janë grumbulluar para njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë dhe mungon vula e këtyre institucioneve.

“Nënshkrimet e qytetarëve për ngritjen e iniciativës në nivel shtetëror nuk janë dhënë me formular para organit të administratës shtetërore, kompetente për evidentimin e së drejtës zgjedhore gjatë orarit të punës. Gjithashtu nënshkrimet e qytetarëve nuk janë verifikuar me vulë dhe nënshkrim nga person zyrtar.”,- tha kryetarja e Komisionit për Sistem Politik, Sonja Mirakovska.

Të fundit