Një mënyrë e re e financimit të institucioneve të arsimit të lartë, forcimi i kritereve për avancim në titujt e fakultetit dhe ndryshimet në programet studimore janë disa nga risitë që Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska i prezantoi në konferencën e sotme për shtyp. Ministrja Janevska prezantoi propozimligjet për arsim të lartë, për cilësi në arsimin e lartë dhe për shkemcën dhe veprimtarinë shkencoro –hulumtuese. Dy të parat tashmë janë publikuar në sistemin ENER, kurse i treti do të publikohet ditëve në vijim.
Të rinjtë në vendin tonë do të studiojnë sipas sistemit, ku autoritetet planifikojnë ta ndryshojnë përmes ndryshimeve në tri ligje. Ligjet, pritet të sjellin edhe uljen e programeve studimotre, për shkak, sic tha Ministrja Janveska, është e papranueshme që në disa prej tyre të ketë nga 2 ose 3 studentë.
Në press-konferencën e sotme, ajo deklaroi se për momentin Universitetet zbatojnë mbi 1.300 programe studimore. Janevska pret që numri I tyre të ulet në mënyrë drastike, me vetëmbyllje ose me fuqinë e ligjit.
“Do të vendosim modularitetin. Për shmebull në Fakultetin Juridik, të gjithë studentët që e kryejnë marrin diplomën si jurist I diplomuar dhe dy vitet e para janë të njëjta për të gjithë, në dy vitet tjera student riorientohet dhe kjo vlen për gjithë fakultetet”
Përforcohen kriteret për prgogresin në titujt e fakulteteve. Secili që do të aplikojë për titujt docent, profesor I rregullt apo I çrregullt, do të obligohet që deri në zgjedhje të publikojë 6 deri 7 punime shkencore, prej të cilëve 3 deri 4 duhet të publikohen në revista me faktor-impakti nga bazat e Ëeb of science ose Scopus.
“Pse kjo është e rëndësishme? Statistika botërore thotë se për një universitet që të gjendet në mesin e 1.000 më të mirëve në Listën e Shangajit, duhet që në nivel vjetor të prodhojë dhe publikojë së paku 1.200 punime në revista me faktor-impakti. Universitetet tona brenda vitit publikojnë 300 deri 500 punime. Kjo duhet të ndryshohet, natyrisht me periudha adaptimi”
Me ligjin për arsimin e lartë parashihen benefite për studentët që me bursa shtetërore studiojnë në 100 universitetet më të mira të botës ose studiojnë në Maqedoninë e Veriut dhe janë fitues të “unazës inxhinjerike” ose janë shpallur si student më të mirë të universitetit. Ata do të kenë përparësi gjatë punësimit në universitetet shtetërore si kuadër mësimdhënës-shkencor.
Sic u tha, këto ndryshime janë vetëm një pjesë e vogël nga gjithë parashikimet e tri ligjeve nga fusha e arsimit të lartë për të cilët tashmë janë përpunuar draft-versionet që kanë ngjallur edhe reagime në opinion.







