28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Refuzohen të gjitha paditë e Aleancës dhe Alternativës edhe Integrës, konfirmohen vendimet e KSHZ-së

Paditë e dorëzuara nga Interga, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe një personi fizik refuzohen si të pabaza dhe konfirmohen vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, njofton Gjykata Administrative.

“Në përfundim me 22.07.2020, janë dhënë gjithsej 77 vendime, nga të cilat 75 vendime për paditë e dorëzuara nga paditësi Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, një vendim për padinë e dorëzuar nga paditësi Integra Partia Konservatore e Maqedonisë dhe një vendim për padinë e dorëzuar nga paditësi Zhivka Arsovska dhe për të njëjtat u sollën aktvendime me të cilat paditë e paditësve u refuzuan si të pabaza dhe u konfirmuan vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, njoftoi Gjykata Administrative.

Të gjitha 77 vendimet janë publikuar në ueb faqen zyrtare të Gjykatës Administrative.

Para Gjykatës Administrative në vijim është mbajtja e debateve publike për paditë e dorëzuara nga partitë politike E Majta, Unioni Socialdemokrat, MORO- Partia Punëtore dhe Demokratët, vendimet e të cilëve do të kumtohen publikisht pas përfundimit të seancave. sn/

Të fundit