25/07/2024
15.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrimet në universitetet në Maqedoninë e Veriut, ja kush prinë me studentë

Gjithsej 52.316 studentë janë regjistruar në vitin akademik 2023/2024 në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH).Sipas raportit, numri i studentëve në këtë vit akademik është më i ulët për 2.8 për qind krahasuar me studentët e regjistruar në vitin paraprak.Shumica e studentëve – gati 78 për qind, janë regjistruar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 22 për qind janë regjistruar në kolegje private.Këtë vit akademik në vitin e parë të studimeve janë regjistruar gjithsej 15330 studentë të parë.Universiteti më i vjetër shtetëror në vend “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKIM) me gjithsej 20.892 studentë të regjistruar.I dyti në numër është Universiteti i Tetovës me 7785 studentë, ndërsa në vendin e tretë është Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip (UGD) me 6385 studentë.Sipas fakulteteve, për disa vite me radhë më së shumti studentë janë regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI) në UKIM, gjithsej 4722.

Ky numër është më i lartë se vitin e kaluar, kur në FINKI studionin 4468 studentë.Fakulteti i dytë për nga numri i studentëve të regjistruar është Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin e Tetovës (3.354 studentë), pasuar nga fakultetet e mjekësisë në Shtip (3.186) dhe UKIM (2.915 studentë të regjistruar).Ndër pesë fakultetet më të shumta në nivel shtetëror është edhe Fakulteti Ekonomik në UKIM me 2022 studentë të regjistruar në vitin akademik 2023/2024.Ndër institucionet private të arsimit të lartë, më i pëlqyeri për disa vite me radhë është Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, ku këtë vit u regjistruan 2763 studentë.Pasohet nga Universiteti i Evropës Juglindore me 2252 studentë të regjistruar, ndërsa në vendin e tretë është Universiteti Ndërkombëtar Sllavjan në Shën Nikollë.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i studentëve të regjistruar është 30.704, përkatësisht studentet femra marrin pjesë me 58,7 për qind në numrin e përgjithshëm të studentëve të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2023/2024.Nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar (53,821), pothuajse 88 për qind janë studentë me kohë të plotë dhe 12 për qind janë studentë me kohë të pjesshme. (META)

Të fundit