05/10/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen 205 raste të reja me coronavirus në Maqedoni në Tetovë 13 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nga 1.728 testime janë regjistruar 205 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 60 janë në Shkup, 13 në Kumanovë, 17 Dibra, Shtip 10, Prilep 2, Tetova 13, Struga 12, Veles dhe Manastir nga 3, Gostivar 23, Ohër dhe Kavadar, Krushevë, Strumicë, Makedonski Brod dhe Berovë nga 1, Probishtip 2, Demir Hisar 2, Sveti Nikole 29, Kërçovë 7 dhe Resnjë 3, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe 6 pacientë, edhe atë katër prej Shkupi dhe dy nga Gostivari.

Momentalisht numri rasteve aktive në Maqedoni është 3.449 ndërsa që nga fillimi i epidemisë është 7.777, 3.960 janë pacientë të shëruar dhe 368 kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19./Telegrafi/

Të fundit