Të tjera lajme

REPREZENTACIONI NISI PËRGATITJET PËR NDESHJEN VENDMITARE ME UELLSIN

Reprezentacioni  Maqedonisë  ka nisur  përgatitjet  pë  dy ndeshjet e nëntorit  miqësoren me Letoninë dhe at kualifikuese kundë Uellsit në Kardif më 16 nëntor

 Përfaqësueja “A’ e Maqedonisë nga dita e djeshme ka nisi përgatitjet  për dy ndeshjet e nëntorit, miqësore kundër Letonisë më 13 nëntor në Shkup dhe ndeshjes së fundit kualifikuese kundër Uellsit më 18 nëntor në Kardiff.

Për këto  dy ndeshje  seleksionuesi  Blagoja Milevski ka ftuar 28 lojtarë në mënyrë që të ketë një konkurrencë më të gjerë për ndeshjen e fundit të ciklit. Por pa Ezgjan Alioski  i cili do të mungojë për shkak të lëndimit.

Mesfushori  Luka Stankovski,  thotë sa i përkket. Miqësores  me  Letoninë  Maqedonia si  gjithmonë shkonë  fitore , por  ndeshaj kualifikuese me Uellsin mbetet  primare.

‘’Ndeshja kundër Uellsit është kyçe e kualifikueseve. Shpresoj që këtë herë të mos jetë e ngjashme me atë kundër Belgjikës, por edhe ajo ndeshje ishte pjesë e taktikave tona dhe arritëm të merrnim një rezultat të mirë. Taktikat janë detyrë e trajnerit dhe detyra jonë është t’i zbatojmë ato në fushë. Shpresojmë për një performancë të mirë dhe tre pikë në Uells. Sinqerisht, nuk mendoj se gjithçka varet nga fati, megjithëse është gjithashtu një faktor në futbollin e sotëm. Kemi një taktikë të qartë dhe besoj se kjo do të jetë çelësi i suksesit’’ deklaroi  Luka Stankovski

 Nikola  Serafimov, theksoi se gjëja më e rëndësishme për ekipin është ruajtja e shpirtit fitues. Ai tha se ndeshja me Letoninë do të jetë një test e rëndësishme, por fokusi kryesor mbetet te ndeshja me Uellsin që vendos se a do të kualifikohemi në play off.

“Fillimisht kemi një ndeshja miqësore këtu në Shkup q{ë do të jetë një provë e shkëlqyer për ne. Pastaj vjen ndeshja më e rëndësishme në këto kualifikuese kundër ekipit kombëtar të Uellsit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e ngjashme me atë që luajtëm këtu, në Shkup. Do të bëjmë çmos që ta bëjmë Maqedoninë të lumtur dhe të arrijmë një rezultat pozitiv. Kur luan kundër ekipeve kombëtare të nivelit botëror, barra më e madhe gjatë ndeshjes gjithmonë bie mbi mbrojtjen. Por e kam thënë shumë herë se mbrojtja jonë fillon me lojtarin tonë më të shquar. Kështu do të jetë edhe këtë herë dhe shpresoj se do të arrijmë t’i bëjmë ballë presionit të tyre.” deklaroi  Futbollisti Nikola Serafimov

Reprezentacionin  ynë deri në ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Uellsit në Kardif, do të ketë mini-përgatitje në kampin  stërvitor të FFM-së, ndërsa ndeshja  miqësore kundër Letonisë pritet të jetë testi I  fundit para asaj me Uellsin më 16 nëntor në Kardif.
 
SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit