13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Rëra e gjallë” gati e mbyti peshkatarin, Zjarrëfiksat mezi e shpëtuan pas 3 orëve

Tre ore ka zgjate aksioni i zjarrëfikësve kumanovarë, per ta shpetuar peshkatarin, i cili sot heret ne mengjes kishte rënë (futur) në “rërën e gjallë” ne lumin Pçinja te Kumanoves, ne atarin e fshatit “Studena Bara” te Kumanoves.

Ai kishte kerkuar ndihme qe ne oren 4:00 te mengjesit, nderkohe qe ishte nxjerr nga “rëra e gjallë” nga ekipi i zjarrefikesve, diku pas tre orësh perpjekje, aty rreth ores 7:00. Menjehere pas shpetimit te tij, ishte derguar ne Spitalin e Kumanoves per ndihme te metejme mjekesore.
“Rastin e kishte paraqitur vete peshkatari, pasi ishte futur thellë ne baltë, ne momentin kur ishte ne rrezik jete. Rasti ishte mjafte i rrezikshem, sepse ai me levizjet e tij duke dashur te dilte nga balta, ishte futur edhe me shume ne baltë, qe ishte e maskuar me “rërën e gjallë” respektivisht me shtresë të tharë sipër”, kane njoftuar nga Qendra per Menaxhim me Kriza (QMK).

Peshkatari duke u perpjekur te dilte nga balta, ishte futur thellë deri tek supet, prandaj edhe nxjerrja e tij nga ana e ekipeve shpetimtare, ishte goxha e veshtire.

Problem i madh gjate ketij aksioni, ishte edhe terreni shume i paparshtatshem, gje qe kishte fut ne rrezik te madh edhe vetë pjestaret e ekipit shpëtimtarë.

Portali: “KumanovaSot”
Foto: KumanovoPress

 

Të fundit