29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reshje lokale dhe të dobëta të shiut, prej nesër borë dhe temperatura të ulëta

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale dhe më të dobëta të shiut do të ketë sot. Në male në veri paralajmërohen reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, veçanërisht përgjatë Vardarit, e cila do të jetë e pranishme edhe në ditët në vijim, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu prej nesër pasdite dhe të enjten do të ketë reshje lokale të cilat gati gjithkund do të jenë të borës. Të premten dhe gjatë fundjavës do të jetë shumë ftohtë, ndërsa temperatura në pjesën më të madhe të vendit përgjatë gjithë ditës do të jetë nën zero.

Për shkak të reshjeve gjatë ditëve të kaluara janë rritur nivelet e të gjitha ujërave dhe liqeneve përgjatë shtetit, për çka DPHM paralajmëroi për lëvizje të kujdesshme përgjatë atyre vendeve për shkak të mundësisë së paraqitjes së ujërave të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut.

Sipas të dhënave të cilat i publikoi dje DPHM, të gjitha nivelet e ujërave janë mbi mesataren për këtë pjesë të vitit dhe pritet edhe më tutje të jenë në rritje. Si më kritike dje ishin theksuar lumenjtë Vardar rrjedha e epërme, Treska, Lepenci, Pçinja, Kriva, Cërna, Radika, Sateska dhe burimet e tyre. Dalje lokale kishte në Vardar në Rashpe, në Kriva Rekë dhe Pçinjë në rajonin e Kumanovës, të rajonit të Ohrit dhe të Manastirit, ndërsa për shkak të ngopjes së tokës me lagështi janë krijuar disa ujëra në disa fusha dhe pjesë të Pellagonisë dhe Pollogut. f

Të fundit