22/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reshje të dendura të dëborës në disa pjesë të Maqedonisë, “Rrugët e Maqedonisë” me njoftim të rëndësishëm për shoferët

Shërbimi për media i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka dalë me njoftim në orët e vona të mbrëmjes që ndërlidhet me reshjet e dendura të dëborës që kanë filluar në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21.

Në njoftim thuhet se vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugore Gostivar – Strazhë – Kërçovë.

“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nga ora 22:10 vendoset ndalesë për automjetet e rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Gostivar – Strazhë – Kërçovë”, thuhet në njoftimin e “Rrugët e Maqedonisë”

Njoftimi tjetër ndërlidhet me drejtimin rrugor Krak – Mavrovë – Dibër, ku po ashtu vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese.

“Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nga ora 22:10 vendoset ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor Krak – Mavrovë – Dibër”, thuhet në njoftimin tjetër të “Rrugët e Maqedonisë”./TV21

Të fundit