Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta lokale të shiut. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me mjegull. Rreth mesditës do të ketë kushte për shi të dobët. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Sipas parashikimit të DPHM-së, edhe nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të dobëta lokale të shiut, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës me intensitet të ndryshueshëm.
Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të shtunën pasdite dhe të dielën pritet sërish valë e re e reshjeve kryesisht të shiut.