14/06/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Revizioni: Fondi shëndetësor paguante pushimin e lehonisë ndërsa të siguruarit merrnin pagë

Një sërë lëshimesh në shpërndarjen e barnave, pagesën e kompensimit të pushimit të lehonisë gjatë kohës që të siguruarit merrnin pagë, shërbime të pamjaftueshme shëndetësore për diagnostikimin e COVID-19 në kurriz të Fondit. Këto janë vetëm një pjesë e parregullsive të konstatuara nga auditorët shtetërorë dhe janë të shënuara në raportin e publikuar sot nga Enti shtetëror për revizion. Raporti i referohet pasqyrave financiare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe është përgjegjësi e ushtruesit të detyrës drejtor Stevo Kërstevski, si dhe u.d drejtor Faton Ahmeti, transmeton Portalb.mk.

Revizorët shtetërorë konstatuan se në një periudhë trevjeçare qytetarët kanë shpenzuar jo më pak se 20 milionë euro për analizat PCR në shëndetësinë private. Ata zbuluan se në kushtet e një pandemie, për shkak të mos ofrimit të më shumë termineve në institucionet shëndetësore publike dhe kontratave të panënshkruara me institucionet shëndetësore private për diagnostikimin e Covid-19, nuk ofrohen shërbime shëndetësore të mjaftueshme për të siguruarit në kurriz të Fondit.

Gjithashtu, gjatë pagesës së kompensimit të pushimit të lehonisë nuk u vendosën kontrolle, për këtë arsye paguheshin përfitime edhe kur i siguruari fitonte pagë për orët efektive të punës.

“Me inspektimin dhe analizimin e bazës elektronike të të dhënave të Fondit kemi konstatuar se në disa nga faturat ka më shumë receta me të njëjtin numër dhe gjatë vitit 2021 janë faturuar dy herë 21.047 receta në vlerë të përgjithshme prej 2.224 mijë denarë”, thuhet në raport.

Revizorët gjetën dobësi në kontrollet gjatë përshkrimit dhe shpërndarjes së barnave. Ata shprehën mendim me rezerva lidhur me vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare.

Si dobësi kryesore përmendin faktin se lista e barnave që bien nën barrën e fondit nuk është përditësuar, si dhe fakti se në vitin 2021 është realizuar një volum shërbimesh dukshëm më i ulët se kompensimi i rënë dakord pasi 106 nga gjithsej 116 institucione shëndetësore publike janë të paqëndrueshme.

Kujtojmë se mbrëmjen e 7 janarit u hakua Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Pas kontrolleve u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni.

Të fundit