Të tjera lajme

Rexhepi:Kontrata me Saubermacher është e dëmshme

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga rradhët e Aleancës Kombëtare për Integrim Bajram Rexhepi ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës së Tetovës Bilall Kasami për kontratën me kompaninë private Saubermacher për grumbullimin e mbeturinave. Sipas tij, kjo kontratë e nënshkruar më 29 dhjetor të vitit 20-22, është me dispozita të dëmshme për Tetovën dhe tetovarët. “Në kontratën e nënshkruar me Saubermacher, afati i marrëveshjes është vendosur për plot 15 vjet. Kjo do të thotë se qyteti mbetet peng i një operatori të vetëm, pa asnjë mundësi rivlerësimi apo korrigjimi të kushteve gjatë gjithë kësaj periudhe. Për më tepër, pasuria publike e qytetit, 16 kamionë, 2 ekskavatorë dhe pajisje të tjera me vlerë mbi 590,000 euro iu dhanë kompanisë private me qira për vetëm 1600 euro në muaj. Një çmim qesharak krahasuar me vlerën reale të këtyre mjeteve.” deklaroi Bajram Rexhepi, kandidat për kryetar komune i Aleancës Kombëtare për Integrim Bajram Rexhepi. Sipas tij, qytetarët sot paguajnë për mbeturinat në bazë të hapësirës të banesave dhe shtëpive, e jo sipas metodologjisë për kokë banori. “Edhe më skandaloze është klauzola e koncesionit,komuna merr vetëm 1 përqind të faturimit mujor. Në terma të thjeshtë, kjo do të thotë se nëse qytetarët e Tetovës paguajnë 1,000,000 euro fatura, vetëm 10,000 euro shkojnë në arkën e komunës, ndërsa 990,000 euro përfundojnë në xhepat e koncesionerit privat. Dhe për ta përmbyllur, me vendim të menaxhmentit komunal, qytetarët sot paguajnë për mbeturinat në bazë të hapësirës të banesave dhe shtëpive, e jo sipas metodologjisë për kokë banori. Kjo ka bërë që shumë familje të ngarkohen me fatura 2 deri në 3 herë më të larta, pa marrë në këmbim shërbime më cilësore. Si rezultat i kësaj kontrate sot mbi 10.000 familje tetovare janë në procedura përmbarimi. Çdo familje është ngarkuar mesatarisht me mbi 30 euro për shpenzime të avokatëve dhe noterëve, që do të thotë se mbi 300.000 euro po zhvaten nga buxheti i çdo familjeje” tha më tej Rexhepi. Ai me këtë rast ka paralajmëruar se do të shfuqizojë kontratën. “Më 19 tetor i japim fund kësaj praktike të shfrytëzimit të qytetarëve dhe i japim fund çdo kontrate që dëmton interesin publik. Që nga dita e parë, kjo kontratë do të shfuqizohet. Gjithashtu do ta ndryshojmë metodologjinë e faturimit. Qytetarët nuk do të paguajnë më sipas sipërfaqes së banesave apo shtëpive të tyre, por për kokë banori në amvisëri, në mënyrë të drejtë dhe transparente. Është e patolerueshme që paratë e taksapaguesve tetovarë të përfundojnë në xhepa privat. Koha e politikave të papërgjegjshme po merr fund. Tetova dhe tetovarët do të paguajnë më pak, do të marrin shërbime më të mira, dhe paratë publike do të kthehen aty ku e kanë vendin, për Tetovën dhe për tetovarët” deklaroi Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga rradhët e Aleancës Kombëtare për Integrim Bajram Rexhepi./Tv Koha/

Të fundit