18/05/2024
17 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rigjykimi për rastin “Fushata”, pas 5 viteve burg, Boshkovski shpallet i pafajshëm

Gjykata Penale në procedurë të përsëritur e liroi nga akuza Ljube Boshkovskin dhe e shpallë atë të pafajshëm për rastin “Fushata”, për të cilin paraprakisht ai vuajti pesë vite dënim në Burgun e Idrizovës.

Boshkovski u ndoq penalisht dhe u dënua me burg për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore në vitin 2011, gjegjësisht për marrjen e parave nga një shtetas i huaj me pseudonimin e koduar “Z1”, i cili në gjykimin e parë ishte një nga dëshmitarët kryesorë. Boshkovski vlerëson se më në fund ka fituar drejtësia.

“Ky është aktgjykim i shtatë lirues, duke filluar nga dy aktgjykimet e para të Hagës. Prej asaj periudhe e deri më sot kam pasur edhe disa aktgjykime të tjera të cilat përfunduan me lirim nga akuza dhe shfajësim. Prej këtij momenti lirisht mund të them se jam person i parë në hapësirat e rajonit, i cili kaloi plotë 11 vite në burgim, si në burgjet vendore apo ndërkombëtare dhe nga të gjitha këto dola si fitues duke i besuar drejtësisë dhe të vërtetës.”, – deklaroi Ljube Boshkovski.

Për rastin “Fushata” Ljube Boshkovski u arrestua menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2011 dhe po atë vit filloi gjykimi ndaj tij. Lënda u rikthye në rigjykim me kërkesë të tij pasi në vitin 2020, Gjykata Evropaine për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, konstatoi se janë shkelur të drejtat themelore për gjykim të drejtë dhe për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të tij të propozuar. Boshkovski tani paralajmëron se përfundimisht do të tërhiqet nga politika, por shprehu gatishmëri të madhe për të kontribuar për të mirën e këtij vendi.

REXHEP QAMILI

Të fundit