17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, 1 vit nga kur ju vendos çelësi shkollave, UNShM-ja i dha notën më të dobët MASh-it: Kishit 1 vit, dështuat

1 vit pasi u mbyllën shkollat në Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë me virusin korona, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM) ka vlerësuar me notën më të dobët Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mënyrën e sistemit arsimor gjatë pandemisë, gjegjësisht për organizimin e orëve mësimore përmes internetit. Nga MASh vazhdojnë të mburren me numrin e lartë të nxënësve në mësimin online, shkruan Portalb.mk.

Pikërisht me datë 10 mars të vitit 2020 ishte hera e parë që Maqedonia e Veriut “u detyrua” të vendose çelësin shkollave fillore, të mesme dhe universiteteve me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit korona.

Për këtë, Hodai nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme (UNShM) është shprehur kompetentët kanë pasur në dispozicion një vit për të krijuar strategjinë e kthimit të nxënësve në bankat shkollore, megjithatë, kanë dështuar.

“Ka kaluar një vit që kur përshkak pandemisë u mbyllën shkollat. Kanë kaluar 365 ditë pa u kthyer një nxënës në bankat shkollore. Në vend që të mësojnë diçka nga periudha mars-qershor 2020 dhe të përdorin atë kohë për të zhvilluar një strategji të qartë se si dhe kur do të rihapen shkollat (e mesme), institucioneve u ndodhi ERROR 404” kumtuan nga UNShM-ja.

Sipas UNShM-së, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk meriton më shumë se notën 1 për menaxhimin me këtë situatë, Hodai theksoi se pasojat në fund të ditës do të ti bartin nxënësit dhe jo vetëm.

“Ashtu si në shkollë – kur nuk përgatitesh për orët mësimore, ju merrni notë të dobët, kështu që edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori një NOTË të DOBËT (1) për punën e saj mbi këtë çështje.Këto janë vetëm pasojat afatshkurtra të mësimit në distancë. Mësimi online gjithashtu do të ketë një ndikim afatgjatë në shëndetin mendor të nxënësve, pjesëmarrjen e grave në arsim dhe tregun e punës, si dhe në dallimet socio-ekonomike” thanë nga UNShM-ja.

Ndryshe, nga kjo organizatë rikujtuan anketën e tyre me nxënësit e shkollave të mesme në RMV, sipas së cilës 70% e shkollarëve të mesme kishin deklaruar se kanë nxënës në klasën e tyre që nuk kyçen në mësim ndërsa 80% prej tyre, mësimin përmes internetit e kishin vlerësuar me notat 1,2 dhe 3.

Të fundit