26/10/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, deri në fund të muajit e hapur mundësia për financimin e projekteve nga fusha e kulturës

Subjekte të ndryshme juridike deri më 31 tetor në ora 15:30 do të mund të aplikojnë në Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut për financimin e projekteve të ndryshme për vitin 2025.

“Ministria e Kulturës dhe e Turizmit në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në fusha të veçanta dhe aktivitete kulturore për vitin do të mbështesë projekte që janë në funksion të zhvillimit, promovimit dhe afirmimit të kulturës së Republika e Maqedonisë Veriore në këto fusha: artet vizuale, arkitekturë dhe dizajn; veprimtari dramatike; veprimtari muzeore dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale; veprimtari bibliotekare; mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të patundshme dhe mbrojtjen e të mirave audiovizuale; veprimtari letrare dhe botuese; manifestime dhe festivale në fushën e kulturës; veprimtari muzikore dhe muzikore-skenike; bashkëpunim ndërkombëtar dhe folklor”, theksohet në Konkurs.

Të drejtë pjesëmarrje kanë personat juridikë dhe fizikë që janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk kanë të drejtë të marrin pjesë institucionet nacionale nga fusha e kulturës.

“Në fushën e letërsisë dhe botimeve, personat juridikë mund të konkurrojnë me maksimum 10 (dhjetë) projekte ndërsa personat fizikë me 1 (një) projekt”, sqarohet në Konkurs.

Të interesuarit do të mund të aplikojnë përmes adresën uslugi.gov.mk, ndërsa udhëzimet për aplikim mund të gjenden këtu.Portalb.mk.

Të fundit