Ka filluar seanca e parë e përbërjes së re parlamentare në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtje kundër përhapjes së Covid-19 do të mbahet sot në mesditë në Sallën e Kupolës së Madhe. Seanca do të kryesohet nga kreu i Kuvendit në largim, Talat Xhaferi, përcjell in7.
Sipas pikave të rendit të ditës së seancës, në fillim do të duhet të zgjidhet Kryetari dhe anëtarët e Komisionit të Verifikimit të Kuvendit, pasuar nga verifikimi i mandateve të Anëtarëve të Kuvendit. Pika e tretë dhe e katërt janë zgjedhja e Kryetarit, Zëvendës Kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për Zgjedhjet dhe Emërimet e Kuvendit dhe në fund zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,.
Zyra e Kryetarit të Kuvendit u përket partive që do të sigurojnë shumicën parlamentare për të formuar një qeveri, proces i cili fillon zyrtarisht sot, kështu që nuk mund të pritet kreu i Kuvendit të zgjidhet në seancën e sotme konstitutive, shkruan in7.
Kushtetuta përcakton që Kyetari i shtetit brenda dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit t’i besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë një kandidati të partisë ose partive që do të sigurojnë shumicën në Parlament. Mandatari i caktuar, brenda 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, duhet të paraqet një program në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozimin e kryeministrit të caktuar dhe bazuar në program, zgjidhet në Kuvend me shumicë votash të numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Presidenti Stevo Pendarovski tashmë ka njoftuar se planifikon të zhvillojë konsultime me partitë politike pas konstituimit të Parlamentit, pas së cilës, në përputhje me dispozitat kushtetuese, ai do t’i japë mandatin për të formuar një qeveri të re për partinë apo partitë që do të sigurojnë shumicë në Kuvend.
Në seancë të ftuar do të jenë Presidenti Pendarovski, Kryeministri në largim Oliver Spasovski, ish-Presidentët e Shtetit dhe të Kuvendit, Kryetarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës Supreme dhe Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokurori Publik dhe Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ombudsmanin, anëtarë të Qeverisë në largim dhe Guvernatori i Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Seancën në cilësinë e të ftuarit do ta ndjekin edhe drejtuesit e partive politike të përfaqësuara në Parlament, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, presidenti i ASHAM-it dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe drejtues të misioneve të huaja diplomatike dhe konsullore në Republikën e Maqedonisë së Veriut./in7.tv/