13/07/2024
31.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë nismën e Antikorrupsionit për drejtuesit e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokuror

Këshilli Gjyqësor a hedhur poshtë nismën  e Antikorrupsionit për përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve të Akademisë për Gjyqtar dhe prokuror publik. Si arsye për rrëzimin e nismës është përmendur se nuk është paraqitur në kohë, pra në afat prej 15 ditësh. Nga KShPK thonë se ky afat nuk është i detyrueshëm, pasi nuk ka asnjë dispozitë që parasheh pasoja të mosveprimit pas këtij afati, transmeton Portalb.mk.

“Me rastin e vendimit të Këshillit Gjyqësor për hedhjen poshtë për shkak se nuk është inicuar në kohë, të nismës së KShPK-së për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë (AGjPP), KShPK njofton opinionin për në vijim:

Procedura për përcaktimin e përgjegjësisë nga KSHPK është iniciuar brenda afateve ligjore, si dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligj të Komisionit. Konkretisht, Iniciativa për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë është dorëzuar në afat prej 15 ditësh nga pranimi i vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin konkret dhe në pajtim me Ligjin për Parandalimi i Korrupsionit. Përkundër kësaj duam të theksojmë se afati 15 ditor nuk është afat i detyrueshëm, është afat udhëzues, përkatësisht me mungesën e tij nuk humbet e drejta për të ndërmarrë një veprim të caktuar, sepse nuk ka asnjë dispozitë në Ligj që parasheh pasojat e mosveprimit pas atij afati”, thuhet në njoftimin e KShPK-së.

Nga KShPK shtojnë se për këtë vendim janë njoftuar vetëm përmes mediave, ndërsa pas pranimit zyrtar të vendimit do të përdoren të gjitha mjetet ligjore për ta kundërshtuar atë.

“Në mënyrë të veçantë duam të theksojmë se imperativi më i madh në veprimin e Këshillit Gjyqësor duhet të jetë sanksionimi i personave të kallëzuar, duke qenë se të denoncuarit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, i cili është përcaktuar me vendim të KShPK-së dhe i vërtetuar nga Gjykata e Lartë Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, brenda afateve ligjore”, thuhet në reagimin e KShPK-së.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e nisi iniciativën me 23 maj, për të gjitha organet kompetente për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtorit, kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për shkak të shkeljes së Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, si dhe Kodit Zgjedhor.

“Kujtojmë se KSHPK gjatë zgjedhjeve hapi një rast për punësimin në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, gjë që konstatuan se ishte në kundërshtim me ligjin dhe këtë e vërtetuan praktikisht Gjykata Administrative dhe ajo e Lartë Administrative, të cilat e refuzuan ankesën e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë”, thuhej në njoftimin e KSHPK.

Kujtojmë se në prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi një padi nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavell Shatev” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me të cilin KShPK konfirmon se Akademia i ka shkelur ligjet me atë që nuk e ka ndërprerë procesin e selektimit të kandidatëve.

Gjykata e shfuqizoi vendimin e KSHPK-së dhe ia ktheu lëndën organit të paditur për rivendim.

Të fundit