24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, kinemaja udhëtuese evropiane nën qiell të hapur fillon nesër

Kinemaja udhëtuese evropiane në qiell të hapur fillon nesër (e premte) dhe për herë të tretë këtë vit sjell filma evropianë të vlerësuar dhe emocionues me shfaqje në qiell të hapur për publikun në mbarë vendin, këtë herë në Dibër, Veles dhe Manastir, transmeton Portalb.mk.

Si ngrohje për festivalin Cinedays, Kinemaja udhëtuese evropiane në qiell të hapur udhëton në tre qytete të ndryshme anembanë vendit çdo vit dhe shfaq filma të rinj evropianë, të vlerësuar nga kritika evropiane dhe të dashur nga audienca evropiane.

Festivali këtë vit fillon në Dibër më 9 dhe 10 qershor në parkun përballë Qendrës për kulturë dhe më pas udhëton në dy qytete ku hapen Europe Houses: Veles dhe Manastir. Më 16 dhe 17 qershor është në amfiteatrin në parkun e të rinjve në Veles, dhe më 23 dhe 24 qershor në Shtëpinë e Evropës Manastir (në pllajën pas “Shtëpisë së oficerit”).

Këtë vit, kinemaja evropiane udhëtuese në qiell të hapur do të shfaqë 6 filma të rinj evropianë artistikë – shumica prej tyre fitues të çmimeve prestigjioze të filmit në mbarë botën, të cilët janë shprehje e krijimtarisë dhe diversitetit evropian dhe ofrojnë diçka për shijen e të gjithëve, si dhe 6 filma të shkurtër maqedonas, disa prej të cilëve janë vlerësuar edhe në festivale të ndryshme të filmit.

Shfaqjet fillojnë në ora 20:30, ndërsa pas shfaqjeve do të bisedojnë filmologët e njohur Petra Brankovska nga Gledaj.mk, Arsim Leskovica nga Kinoteka e Maqedonisë së Veriut dhe Bojan Staniq nga Kontrakadari, të cilët me të ftuarit e tyre – aktorë, kritikë filmi dhe njohës të filmit, si dhe me publikun do të diskutojnë përshtypjet e tyre nga filmat.

Përzgjedhja e filmave artistikë të këtij viti përfshin “Zgjoi” HIVE (Kosovë, Zvicër, Shqipëri, Maqedonia e Veriut), Vera enderron për detin (Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut), Edhe një tur ” (ANOTHER ROUND) (Danimarkë, Suedi, Holandë), “Personi më i keq në botë” (THE WORST PERSON IN THE WORLD) (Norvegji, Francë, Suedi, Danimarkë), “FABIAN: GOING TO THE DOGS ) (Gjermani) dhe “I’m YOUR MAN” (Gjermani).

Hyrja në shfaqjet e filmave është falas.

Të fundit