18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive po shqyrton mundësinë e kufizimeve të reja

Rekomandimi për Qeverinë për kufizime të reja kundër përhapjes së covid-19 është një nga konstatimet e pritura të takimit të sotëm të Komisionit për Sëmundje Infektive, duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës epidemiologjike në vend, transmeton Portalb.mk.

Në orën 11, është planifikuar pres-konferencë online e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, kur pritet të shpallë vlerësimet e Komisionit nëse duhen masa shtesë, përveç orës policore të vendosur tashmë nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit

“Në mbledhje do të analizohen trendet dhe incidenca sipas rajoneve, si dhe numri i të hospitalizuarve. Tani për tani, nuk mund të them nëse do të kemi rekomandim të ri për Qeverinë,” tha dje Filipçe.

Ndërkohë, disa komuna kanë alarmuar qeverinë me kërkesa për orë më të zgjatura policore.

Shqetësuese janë edhe të dhënat se dy javët e fundit koronavirusi shpejt përhapet midis popullatës së re të vendit, gjegjësisht te fëmijët deri në nëntë vjeç.

Sipas analizës së Institutit për Shëndet Publik për periudhën nga 1 deri më 7 mars, numri i fëmijëve deri në nëntë vjet të konfirmuar me covid-19 u rrit me deri në 104, kurse për periudhën nga 8 në 15 mars për në të njëjtën grupmoshë numri u rrit me 116, gjegjësisht për gjysmë muaji, u regjistruan gjithsej 220 fëmijë pozitivë me virusi.

Të fundit