03/05/2024
10 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, Kuvendi duhet të vendosë a do të mbahen maskat gjithkund dhe për masat e tjera

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca plenare, ku në rend dite janë edhe ndryshimet në ligjin për mbrojtje shëndetësore të popullatës nga sëmundje infektive me të cilat do të mundësohet zbatim më efikas i inspektimeve me qytetarët e padisiplinuar i personat juridik (objektet hotelierike), shkruan Portalb.mk.

Ndryshimet e ligjit papraprakisht ishin paralajmëruar që të jenë në seancën e 20 tetorit, por kjo pikë u hoq nga rendi i ditës, sepse VMRO-DPMNE kërkoi kohë t’i shqyrtojë. Me ndryshimet e reja, mbajtja e maskës do të jetë e domosdoshme në ambiente të hapura, ndalohet grupimi në ambiente të hapura pas orës 22 dhe lejohen vetëm 4 mysafirë nëpër shtëpi.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dje ka alarmuar se situata me virusin korona është serioze dhe kritike dhe pret nga deputetët që të tregojnë përgjegjësi dhe t’i kalojnë me urgjencë ndryshimet e ligjit.

“Situata me virusin është jashtëzakonisht serioze dhe kritike, presioni ndaj spitaleve dhe kuadrit medicinal është shumë i madh”, ka thënë Filipçe.

Kujtojmë se, VMRO-DPMNE ka kërkuar që të formohet një komision i ri për për menaxhimin me pandeminë, që do ta zgjedhte Kuvendi.

Ministrit të Shëndetësisë më 21 tetori tha se kërkesa e VMRO-DPMNE-së për formimin e një komisioni të ri të cilin do ta zgjedhë Kuvendi, është mënyrë për të treguar kujdes dhe konstruktivet të pretenduar, ndërsa ai propozim në të vërtetë është tërësisht i paqëndrueshëm.

“Kjo është një përpjekje e menduar dhe tendencioze për pikë të politikës ditore e cila drejtpërdrejt rrezikon shëndetin e popullsisë. Që nga fillimi i krizës me kovidin në vend, nga opozita nuk pamë asgjë tjetër përveç veprime jokonstruktive, pengesa dhe kritika për të gjithë ata që japin përpjekje maksimale për menaxhimin e virusit… Kërkesa për të formuar një Komision të ri të cilin do ta zgjedhë Kuvendi si një mënyrë që gjoja të tregojnë shqetësim dhe konstruktivitet, është e pabazë. Në Komisionin për sëmundje ngjitëse anëtarë janë profesionistë të lartë, ekspertë në fushën e tyre”, deklaroi Filipçe.

Ndërkohë, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka thënë në një deklaratë për SDK ditë më parë se, partia do të sigurojë kuorum në seancë, por nuk do të votojë “për” por “e përmbajtur”, sepse, siç ka thënë ai, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, pa arsye e akuzon gjithë grupin parlamentar se i bllokon ndryshimet.

Të fundit