05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rrahje në autobus:A është arsyeja e rrahjes tensioni politik?

Ndërmarja publike transportuese bën me dije se një tjetër incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autobusin e linjës nr.7 në stacionin e autobusit pranë kompleksit Banki, i nxitur nga tensionet politike.

“I bëjmë thirrje partive politike që në periudhën parazgjedhore të qetësojnë retorikën e tyre, të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos përdorin retorikë që ndezin tensione mes qytetarëve në asnjë bazë. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit teknik Pançe Toshkovski, i cili është përgjegjës për zhvillimin e zgjedhjeve paqësore, të ndershme dhe demokratike, të marrin përgjegjësi dhe masa të duhura për të parandaluar një fushatë të tillë nxitëse që shkakton padurim tek më të rinjtë. . I bëjmë apel Ministrisë së Brendshme që të forcojë kontrollet në mjetet e transportit publik, si dhe në stacionet e autobusëve”, thuhet në njoftimin e NPT.

Një video shqetësuese është shfaqur në rrjetet sociale ku shihen disa persona duke goditur një pasagjer në autobusin e qytetit, raporton SkopjeInfo.

Rrahja ka ndodhur në një autobus të mbushur me 57 persona në lagjen Radishani të Shkupit dhe nuk dihen arsyet…/faktor.mk/

Të fundit