18/06/2024
18.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rreth 900 të punësuar në DAP do të marrin rroga më të mëdha për 30 për qind

 Rreth 900 të punësuar në Drejtorinë për të ardhura publike (DAP) për disa ditë do të marrin pagesë të korrikut më të lartë për 30 për qind pasi që është nënshkruar marrëveshja kolektive mes sindikatës së Drejtorisë dhe udhëheqësisë së saj në ndërmjetësim të një mediatori.

Dy palët – lideri i sindikatës në DAP, Vase Nedanovski dhe drejtoresha Sanja Lukarevska, sot në konferencën për shtyp, në të cilën komunikuan për marrëveshjen e arritur kanë uruar për verdiktin e suksesshëm nga kërkesa për paga më të larta, me çka është parandaluar greva e përgjithshme e të punësuave.

Mediatori i licencuar dhe arbitri në kontestet punuese Ilija Manasiev theksoi se “kanë shkruar historinë për një të ardhme më të mirë të të punësuarve në DAP” dhe se bëhet fjalë për një nga kontestet më të mëdha të marrëdhënieve të punës të zgjidhura përmes pajtimit.

Kryetari i Sindikatës së DAP-it “Solidariteti”, Nedanovski, i cili i ka kryesuar protestat për paga më të larta deklaroi se pagë më të lartë prej 30 përqindëve do të marrin rreth 900 të punësuar, ndërsa duke pasur parasysh kategoritë e ndryshme të të punësuarve në Drejtori, rreth 160 kolegë të tyre tashmë e kanë realizuar këtë të drejtë konform Ligjit për buxhete.

Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Lukarevska falënderoi për raportin profesional në procesin e pajtimit dhe për këmbënguljen dhe theksoi se përveç kënaqësisë së rritjes së pagave, do të kenë obligim ta arsyetojnë edhe me rezultate më të mëdha – me reforma më të suksesshme tatimore, me shtypjen e evazionit fiskal etj.

Marina Joleska nga Departamenti për çështje financiare në DAP informoi se janë bërë analiza dhe kalkulime dhe se ato mjete tashmë janë në buxhetin e Drejtorisë së të ardhurave publike. Sipas përllogaritjeve, buxheti i rritjes mujore të pagave është 16,5 milionë denarë.

Drejtoresha Lukareska po ashtu theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të hyrat publike, të miratuara para disa muajsh, pas analizave funksionale që kanë bërë në rubrikën e sistematizimit dhe organizimit, të gjithë nëpunësit shtetërorë do të marrin statusin e zyrtarit tatimor.

“Kështu që, këtu do të barazohemi në atë pjesë dhe do të mbetet vetëm stafi teknik ndihmës sipas disa kritereve të tjera të përshtatshme”, tha drejtoresha e DAP-it.

Të fundit