Rruga Sami Frashëri në Tetovë edhe pse kishte filluar të rregullohej, megjithatë është lënë në gjendje të mjerueshme dhe e papërfunduar. Mos përfundimi I punëve ka bërë që kjo rrugë të jetë përplot baltë dhe gropa që e vshtirëson qarkullimin e banorëve të kësaj lagje, qoftë në këmbë qoftë me automjete. Situata më shumë është rënduar për shkak të reshjeve të fundit të cilët e kanë bërë këtë rrugë të pakalueshme dhe vështirë për qarkullim duke u shkaktuar dëme automjeteve që qarkullojnë në këtë rrugë, kryesisht banorë të kësaj lagje. Lënia në këtë gjendje e kësaj rruge ka revoltuar banorët të cilët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Komunës për të përfunduar rrugën.
Nga Komuna e Tetovës thonë se vonesat në rregullimin e rrugës janë si pasojë e
ndërhyrjeve shtesë në rrjetin e kanalizimit atmosferik. Premtojnë rregullimin e
shpejtë të rrugës.
Banorët e kësaj lagje kanë vërejtjet e tyre në lidhje me kanalizimin atmosferik sepse ai është hapur vetëm në një pjesë të rrugës. Ata kërkojnë që segmenti tjetër që frekuenton në pjesën për nga lumi Shkumbi të bëhet me kanalizim atmosferik sepse gjatë rreshjeve të shiut grumbullohet sasi e madhe e ujit që depërton edhe në shtëpitë që janë aty afër rrugës.
Krahas kësaj, nëpër rrugë vërehen edhe mbetje nga gëryerja e asfaltit të vjetër të
cilët nuk janë larguar por qëndrojnë ende aty./TV KOHA/


https://www.youtube.com/watch?v=NiOUcEG2KA8







