23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rusia filloi me prodhimin e vaksinës kundër Kovid-19

Rusia filloi me prodhimtarinë e vaksinës kundër virusit “Kovid-19”, lajmëruan sot mediat ruse, duke i’u referuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Rusia kumtoi se vaksinën që e zhvilloi instituti i Moskës “Gamaleja” është i pari që prodhohet në botë. Duhet të dalë në treg në fund të muajit. Shkencëtarët theksuan se frikohen që Moska e ka vendosur prestigjin kombëtar para sigurisë.

Shefi i Fondit investues rus, Kiril Dmitriev, potencon se 20 shtete tashmë kanë porositur më shumë se një miliard doza.

Vaksina planifikohet të aplikohet në dy faza: së pari me komponentë I dhe tre javë më vonë me komponentë II. Sipas repartit shëndetësor, ajo skemë do të sigurojë imunitet afatgjatë deri në dy vjet. sa/

Të fundit