Sa ishte gjallë punoi pa u ndaluar për shkollën e Grupçinit dhe shkollat perfierike të komunës së Zhelinës. Vepra e tani të ndjerit Nuredin Ismailit, ka mbetur në memorien e të gjithëve pasi që punoi me përkushtim për të mirën e brezave të ardhshëm. Pavarësisht se ai ndërroi jetë në fillim të vitit të kaluar, megjithatë punët e realizuara e bëjnë të paharruar. Prandaj, miqtë, familjarët dhe bashkëpuntorët e tij, janë përkujdesur që të përjetësojnë veprat e tij në një libër kushtuar ish arsimtarit dhe drejtorit të shkollës së Zhelinës Nuredin Ismaili.Në libër janë përshkruar punët që tashmë i ndjeri arriti t`i realizojë në shkollën e Grupçinit dhe shkollave periferike në kuadër të kësaj shkolle.
Në promovimin e librit u lartësua figura e Nuredin Ismaili, si një njeri i përkushtuar, i cili përveç oblgimeve në sferën edukativo-arsimore, ai kontribut kishte dhënë edhe në sfera të tjera të shoqërisë, ku ishte angazhuar edhe si këshilltar komunal. Nuredin Ismaili lindi në vitin 1962 në fshatin Merovë.Në këtë fshat filloi shkollimin katërvjeçar, ndërsa më pas shkollimin e vazhdoi në Grupçin. Ndërkaq, shkollimin e mesëm e kreu në Kosovë, për të përfunduar edhe akademinë pedagogjike në Shkup. Punoi në shumë shkolla fillore në komunën e Zhelinës, ndërsa ishte edhe drejtor. Ndërroi jetë në vitin 2023 ndërsa sot familja dhe të afërmit krenohen me figurën e tij, kurse një pjesë të aktiviteteve të tashmë të ndjerit Nuredin Ismailit, janë ndjekur për së afërmi edhe nga ana e Televizionit Koha.