07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sa persona kanë aplikuar për shtetësi pas ndryshimit të ligjit?

71 qytetarë kanë aplikuar për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut, që kur ka hyrë në fuqi Ligji i ndryshuar për shtetësi. Për 13 prej tyre është sjellë vendim pozitiv, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa për të tjerët procedura është në proces.https://ads.tv21.tv/www/delivery/afr.php?zoneid=60&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

“Deri tani kanë aplikuar në total 71 persona sipas nenit 7 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për ta procedura për shtetësi është në proces e sipër, derisa për 13 persona tanimë janë marrë vendime pozitive për marrje të shtetësisë në përputhje me nenin 7”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Neni 7 parasheh që shtetësia të mund të merret me parashtrimin e dokumenteve personale, certifikatë të lindjes, librezë pune, fletë-pronësi, fatura për obligimet komunale, librezë shëndetësore, tatime të paguara si dhe disa dokumente të tjera. Megjithatë nga MPB, shtojnë se po procedohen edhe aplikime të tjera për shtetësi.

“Gjithashtu ju informojmë se në MPB po zhvillohen procedura për marrjen e shtetësisë në bazë të martesës, emigrimit e të tjera dhe për personat që janë shtetas të vendeve të huaja dhe të cilët nuk janë nga ish-Republikat e Jugosllavisë”, shtojnë nga MPB.

Më 30 korrik, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dekretoi Ligjin për shtetësinë, ndërsa parlamenti e miratoi me 57 vota pro, 32 kundër dhe asnjë të përmbajtur. Me ndryshimet e ligjit është paraparë që zgjidhet statusi i njerëzve nga ish-republikat jugosllave që jetuan në vendin tonë deri në ditën e pavarësisë, por nuk arrite të marrin shtetësi. Parashihet që të njëjtët si dhe kategori të tjera të qytetarëve të mund marrin shtetësi brenda tre viteve.

Të fundit