20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sela dhe Gashi nga Kumanova: Koha është për ndryshime, nevojiten politika të duhura për zhvillim

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sonte në sheshin e qytetit në Kumanovë e kanë prezantuar programin, me të cilin paraqiten në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Para të pranishmive, kanë folur kandidatët për deputetë, liderët e dy partive, të cilët i kanë ftuar votuesit t’i përkrahin më 15 korrik dhe theksuan se është koha për ndryshime në shoqërinë shqiptare në shtet.

Bartësi i listës nga NJZ2, Afrim Gashi para kumanovarëve tha se te shqiptarët ka ardhur koha për ndryshime, pasi, siç tha, po ngecin në zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë.

“Nuk mund t’i bëjmë këto ndryshime nëse nuk ka ndryshim të elitave politike. Ne 18 vite qëndrojmë në vend, në një agoni të rëndë dhe mendojmë se ka ardhur koha për ndryshime edhe tek shqiptarët. Mendojmë se kjo do të jetë shëndoshë, jo vetëm për ne shqiptarët, por edhe për të gjithë qytetarët në shtet”, tha Gashi.

Ai informoi se janë paraparë projekte në më shumë sfera, të cilat vlejnë për të gjithë qytetarët, zhvillim i barabartë në të gjitha mjediset, furnizim me ujë, kanalizime, rrugë, infrastrukturë të përgjithshme, e cila është e domosdoshme për funksionimin e përditshëm.

“Mendojmë se ka ardhur koha për ndryshime, 18 vite është periudhë e gjatë, me rëndësi është për shqiptarët të ketë ndryshim dhe presim dhe jemi të bindur se më 15 korrik do të ketë ndryshim “, tha Gashi.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela theksoi se qytetarët duhet të vendosin t’i përkrahin, pasi, siç tha, qytetarëve u nevojitet kjo, për kthimin e shpresës.

“Moti shqiptarët kanë vendposir të sjellin demokraci brenda në shoqërinë e tyre këtu në Maqedoni, së paku nga viti 2009, por është për të ardhur keq që partitë maqedonase ju ndihmojnë disa herë, qoftë VMRO-DPMNE-ja, qoftë LSDM-ja. Tani shqiptarët kanë vendosur të sjellin ndryshime, me këtë edhe shpresë”, thotë Sela.

Ai theksoi se ofrojnë platformë të pasur politike, drejtësi, zhvillim ekonomik, arsim të mirë dhe dhënie fund të fenomeneve devijante, mbyllje të kazinove.

“Mendoj se kjo shoqëri ka nevojë që të ketë politika të vërteta, e jo politika të cilat i nxisin të rinjtë në sjellje devijante. Nuk do të gabojnë nëse votojnë për ne. Do të fitojmë në Likovë, e deri te fshatrat e Manastirit”, tha Sela. bsh/

Të fundit