Profesori universitar, Bashkim Selmani, i quan si të papranueshme qëndrimet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, në lidhje me mos përfilljen e gjuhës shqipe. Juristi Selmani qartë dhe preciz, thotë se tani është koha që shqiptarët të ia kthejnë në të njëjtën mënyrë, duke bojktotuar gjuhën maqedonase. Ai thotë se edhe padëgjueshmëria qytetare është një opsion ndaj qëndrimeve të tilla.
Selmani thotë se reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, ndërsa intenziteti i tij duet të jetë i lartë, me qëllim që pala maqedonase ta kuptojë se shqiptarët kanë sakrifikuar mjaftueshëm për ta dhe se më nuk pranojnë të jetojnë si qytetarë të dorës së dytë.
Profesori Bashkim Selmani thotë se me kohë është dashur të parandalohet me ligj mbivotimi në Gjykatën kushtetuese.







