22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Selmani: S’ka Maqedoni, Shqipëri apo Serbi të madhe, vetëm në Europë të Madhe mund të jetojmë, dhe do të jetojmë

Ish zëvendëskryeministri dhe ministri ish ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani ka komentuar reagimet e vazhdueshme pas paraqitjes së ikonografisë së “Shqipërisë së Madhe” në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Selmani për REL/RFE thotë se nuk ka më shtete të mëdha, por ka një Europë të Madhe, ku do të jetojnë të gjithë qytetarët tanë.

“Mendoj se ka qenë një rast i izoluar, në të cilin një ikonografi, në të cilën, ja si shqiptar, nuk paraqet ndonjë mesazh ndaj meje. Ëndrra është të jetojmë në Europë. Flamuj të tillë ne kemi parë në të kaluarën, dikush do të nxjerr flamurin e Maqedonisë së Madhe, të ndonjë Maqedonie të vjetër, të Shqipërisë së Madhe, të Serbisë së Madhe. Nuk ka të madhe më, tani ka vetëm një Europë të Madhe. Bota është globalizuar dhe secili qytetar i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm e di se vetëm në Europë të Madhe mund të jetojmë, dhe do të jetojmë”, tha Selmani./REL

Të fundit