Në Nazare, një qytet i vogël në Portugali, mjaft i njohur për dallgët gjigande, sërfisti amerikan 41 vjeçar, Toby Cunningham, ka rrezikuar jetën kur mbi të u shkarkua një “mur” i jashtëzakonshëm uji.
Cunningham u “pushtua” nga një dallgë e jashtëzakonshme, teksa humbi ekuilibrin kur ishte duke hipur mbi të.
Në ndihmë të tij, me një motor uji, u vu një tjetër sërfist, por dallgë të tjera edhe më të larta e ngadalësuan operacionin e shpëtimit.
Gjithsesi pas disa minutash, Cunningham, fal ndihmës së shpejtë, arriti të dalë në breg.
“Këtu në Nazare, oqeani bën atë që dëshiron dhe për ne sërfistët profesionistë rreziku është i gjindshëm çdo ditë”, u shpreh Toby Cunningham në mediat lokale.
“Në situata të tilla, aspekti mendor është thelbësor: duhet të ruajmë qetësinë, të marrim frymë thellë dhe të presim të na shpëtojnë”.