16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

SGPM: Gazetarët dhe punonjësit meditaikë kanë frikë nga koronavirusi, por edhe nga humbja e punës

Pandemia fuqishëm e ka prekur industrinë mediatike në vend. Shtëpitë gazetareske janë të detyruara të sjellin vendime të rënda. kush do të qëndrojë, e kush do të largohet? gazetarët megjithatë, përballen me probleme financiare, psikologjike, sociale, por edhe etike dhe profesionale më shumë sesa para pandemisë. Dy punonjës mediatikë deri më tani e kanë humbur betejën me koronavirusin, që përveç frikës për siguri ekonomike-sociale e rritë nivelin e frikës tek profesionistët mediatikë të cilët çdo ditë gjatë kryerjes së detyrave të tyre të rregullta të punës lihen në rrezik nga infektimi, tregon hulumtimi i Sindikatës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SGPM) të bërë në muajin qershor.

Sipas hulumtimit, tek 62 për qind e punonjësve mediatikë kjo mënyrë e punës ndikon ndaj shëndetit mendor, tek 17 për qind u është ulur paga, tek 22 për qind pronarët nuk u kanë siguruar pajisje mbrojtëse, 45 për qind të gazetarëve u duhet pajisje mbrojtëse shtesë edhe tani edhe në periudhën në vijim, 25 për qind të gazetarëve problem më të madh gjatë raportimit për KOVID-19 u ishte transparenca e zvogëluar në institucione, ndërsa tek 48 për qind u duhet mbështetje psikologjike.

SGPM vlerëson se frikën më të madhe të të gjithë qytetarëve e ndajnë edhe punonjësit mediatikë. Humbja e burimit të ekzistencës. Kjo goditje i ka prekur katër punonjës mediatik të cilët kanë mbetur pa punë në kulmin më të madh të pandemisë. Ndryshime me koronavirusin reflektuan në të gjitha fushat. 45 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se u duhet pajisje mbrojtëse edhe tani edhe në periudhën në vijim, ndërsa 22 për qind se pronarët nuk u kanë siguruar pajisje mbrojtëse.

Punonjësit mediatikë ndjejnë keqardhje edhe për uljen e cilësisë së jetesës. Madje 62 për qind në hulumtim janë përgjigjur se kjo mënyrë e punës u ndikon ndaj shëndetit mendor. fb/

Të fundit