19/07/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shaqiri: Reagimet për integrimin e lëndëve do t’i dorëzoj në Byronë për Zhvillimin e Arsimit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka bërë të ditur se korrespodencën me reagimet lidhur me integrimin e lëndëve që arrijnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do t’ia dërgojë për mendim Byrosë për Zhvillimin e Arsimit sepse, siç tha ai, është institucioni që ka propozuar Konceptin për arsimin bazë dhe i cili duhet të analizojë se çfarë ndikimi ka integrimi i lëndëve mbi programin mësimor dhe reagimet lidhur me lëndët Histori dhe Gjeografi.

“Pas kësaj, ne si Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të raportojmë për situatën, pasi të marrim të dhëna konkrete, çfarë ndikimi ka integrimi i atyre lëndëve në fondin javor të mësimit të atyre që i ligjërojnë, por edhe në përmbajtjen dhe ne do t’u përgjigjemi të gjithë atyre që kanë dërguar letër apo kanë reaguar publikisht”, tha Shaqiri.

Ai tha se me konceptin e ri ka integrim më të hershëm të lëndëve në module që duhet të mësohen  gjatë një viti shkollor si grup i lëndëve në Shkencat Natyrore dhe Shkencat Shoqërore.

“Lëndët e integruara fillojnë nga klasa e pestë sipas Konceptit për arsimin fillor dhe këtë vit vazhdojnë në klasën e gjashtë, ndërsa vitet në vijim edhe në klasën e shtatë, të tetë dhe të nëntë”, tha Shaqiri.tvnews.

Të fundit