Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës informoi sot qeverinë e Kosovës për vendimin e saj të fundit nga Departamenti i Shtetit, deklaruar nga Sekretari Mike Pompeo, se SHBA-të kanë ndarë 1.1 milion euro për luftimin e virusit COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi.
Ndërkohë dje Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës 68 milionë euro për pandeminë Covid-19.
“Ky është edhe një lajm tjetër shumë i mirë për qytetarët e vendit tonë, ngase pardje nga Bashkimi Evropian siguruam 68 milionë euro dhe se përkushtimi i Qeverisë është në nivelin e duhur për t’u përballur me këtë pandemi”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave nga zyra e kryeministrit.
/Ora News.tv/