12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shembje në rrugët Demir Kapi-Udovë dhe Dellçevë-M.Kamenicë

Për shkak të shembjeve në rrugët Demir Kapi-Udovë dhe Dellçevë-Makedonska Kamenicë komunikacioni po zhvillohet në një korsi.

Në mëngjes informuan se në drejtimin rrugor R1102 D.Kapi – Udovë, dy kilometra para Udovës, për shkak të shembjeve, komunikacioni po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 15 metrave. Në drejtimin rrugor Dellçevë – M.Kamenicë tek vendi i quajtur Borishtieto, gjithashtu për shkak të shembjeve, komunikacioni po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 10 metrave.

“Është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe bëjmë thirrje për vozitje të kujdesshme”, thonë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër rrugë që kalojnë nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesi dhe mundësi për shembje në rrugë. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, VInicë – Berovë dhe Kpçan – Dellçevë.

Të fundit